Kërçovë, asfaltohet rruga e fshatit Leshnicë

Rruga e fshatit Leshnicë të Kërçovës është asfaltuar së bashku me disa rrugica të cilat kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në të kaluarën. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm dhe me realizimin e tij, është realizuar premtimi i dhënë nga kryetari i komunës Fatmir Dehari.

Marketing

“Para disa ditësh ka përfunduar asfaltimi i rrugës së fshatit Leshnicë, një ëndërr e kahmotshme që tani bëhet realitet me ndihmën e komunës së Kërçovës dhe kryetarit të saj Fatmir Dehari. Banorët vendor shprehen të kënaqur me zgjidhjen e këtij problemi shumëvjeçar dhe i shprehin mirënjohje kryetarit Dehari për realizimin e këtij projekti që e lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të banorëve të fshatit.”, tha një banor.

“Nga komuna e Kërçovës, njoftojnë se kjo rrugë duhej të asfaltohej gjatë vitit të kaluar, por punët e planifikuara ndërtimore u pezulluan për shkak të krizës shëndetsore me pandeminë globale dhe buxhetit të limituar të komunës. Nga komuna bëjnë të ditur se projekte të ngjashme infrastrukturore, së shpejti do të realizohen edhe në fshatrat tjerë të rrethit të Zajazit.”, u shpreh një banor.

Marketing