Kërçovë, dezinfektohen shkollat dhe kopshtet

Komuna e Kërçovës në kuadër të disa masave të cilat po ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit, bën dezinfektimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve.
Dezinfektimi pritet të përfundojë deri në fund të javës, ndërkaq e kryen Qendra për shëndet publik Manastir.

Marketing

“Që të parandalojmë dukuri të mundshme të koronavirusit në Kërçovë, në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik nga Manastiri, po bëhet dezinfektimi i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Komunë. Kjo fushatë filloi së pari në shkollat nga mjediset rurale javën e kaluar, përderisa prej sot do të bëhet edhe në të gjitha shkollat e qytetit, si dhe në kopshte. Me këtë ndërhyrje shpresojmë se do të kontribuojmë për parandalim të përhapjes së koronavirusit në objektet për tubim masovik”, thotë udhëheqësi i sektorit për arsim nga Komuna e Kërçovës, Emin Nasufi.

Marketing