Kërçovë, digjet një automjet udhëtarësh

Në stacionin policor të Kërçovës sot në ora 08:55 është lajmëruar zjarr në një automjet udhëtarësh në rrugën “Arradhat partizane” në Kërçovë.

Marketing

Nga mbikëqyrja është konstatuar se bëhet fjalë për automjet udhëtarësh “Folksfagen Golf” me tabela të Kërçovës, pronë e personit G.M (64) nga Kërçova.

Zjarri është shuar nga Njësiti territoriale kundër zjarreve në Kërçovë, informojnë nga SPB- Ohër.

Marketing