Kërçovë, ndalesë për punën e tregut të gjelbërt dhe bagëtive për ditën e shtunën

Komuna e Kërçovës po monitoron me kujdes situatën në vend me koronavirusin dhe në këtë drejtim ka krijuar një Trup koordinues i cili vazhdimisht e ndjek situatën dhe do të marrë të gjitha masat e rekomanduara nga Qeveria e RMV. Institucionet kompetente janë përgatitur dhe punojnë në terren për të parandaluar përhapjen e epidemisë virale në qytetin tonë.

Marketing

Në seancën e Trupit koordinues të kryesuar nga kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, u bëhet thirrje qytetarëve të Kërçovës që t’i respektojnë rekomandimet dhe konkluzionet e trupit koordinues.

Për t’u ballafaquar me gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur pas pandemisë së koronavirusit, plotësisht të respektohen vendimet, udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve dhe autoriteteve kompetente në lidhje me veprimet dhe masat që do të merren për të parandaluar infeksionin e koronavirusit, u konkludua në seancë.

Në tërësi të mbështeten dhe zbatohen masat për higjienën personale dhe kolektive si në shtëpi ashtu edhe në ambientet e institucioneve, menjëherë të ndërmerren aktivitete për dezinfektimin e shkollave, ambienteve të institucioneve dhe hapësirave publike të Komunës së Kërçovës.

Të shtunën vendoset ndalim në tregun e gjelbër dhe bagëtive për të shmangur pazaret në masë për të shmangur përhapjen e mundshme të koronavirusit. Gjatë ditëve në vijim ndalohet lëvizja grupore në terrenin sportiv në Krushin.

Marketing