Kërçovë, objekt i përkohshëm covid, donacion për spitalin

Duke pasur parasysh gjendjen aktuale me virusin Korona, shoqata Fortesa dhe kompania ndërtimore “Instalimi”, konkretizuan aksionin humanitar nga i cili u sigurua një objekt i përkohshëm  spitalor me hapësira të përshtatshme për trajtimin e pacientëve para se ato të udhëzohen në qendrat e specializuara të trajtimit.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Dr. Xhabir Bajrami, potencoi se këto hapësira do të shërbejnë për pacientët me shenja virale të cilët do të trajtohen në mënyrën e duhur dhe të ndarë nga ato me probleme të tjera shëndetsore.
Marketing