Ballina Lajme Maqedoni Kërçovë, respektohen masat e kufizimit të lëvizjes gjatë orës policore

Kërçovë, respektohen masat e kufizimit të lëvizjes gjatë orës policore

Sektori i Punëve të brendshme në Ohër, njofton se gjatë natës së kaluar dhe ditës së sotme nuk ka pasur shkelje që sanksionohen me masat e kufizimit as nga qytetarët, e as nga subjektet afariste.

Marketing

Gjatë kontrollit të organeve kompetente, është konstatuar se 33 personat me masën e vetë-izolimit i kanë respektuar rregullat e preventivës qeveritare për parandalimin e zgjerimit të virusit Covid-19.

Ndërkaq në shërbim të pacientëve janë barnatorët e qytetit të cilat në ditët e kufizimit të lëvizjes janë në kujdestari vetëm për raste urgjente me udhëzim të mjekut amë ose rekomandimit të ndihmës së shpejtë.

NP “Komunalec” ditën e sotme e ka shfrytëzuar për dezinfektimin e rrugëve, rrugicave dhe trotuareve të qytetit që ka filluar që në orët e hershme të mëngjesit.

Procesi i dezinfektimit me hipoklorit natriumi, realizohet nga dy herë në ditë dhe ai do të vazhdojë të bëhet edhe gjatë ditëve në vijim.

Exit mobile version