Ish-drejtoresha e Media Print Maqedoni (MPM) Jana Stanisavleva dhe udhëheqësi Sërgjan Kerim sot u morën në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike në cilësinë e personave të dyshuar në kuadër të hetimit të cilin e udhëheq kjo Prokurori, pasi që lëndën e ndërmori nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, konfirmuan për MIA-n nga PSP.
Padi penale kundër Stanisavlevas dhe Kerimit parashtruan ish të punësuarit e “Media Print Maqedoni”.
Stanisavleva dhe Kerim, siç thonë nga PSP, janë ftuar të merren në pyetje në cilësinë e personave të dyshuar për falimentim të rremë të MPM-së, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, si dhe për keqpërdorime të mjeteve të kreditorëve në vlerë prej disa milionë euro.
Në kuadër të kompanisë MPM ishin gazetat ditore “Vest”, “Dnevnik” dhe “Utrinski” dhe revista “Tea Moderna”.