Kërkesa për referendum e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk mund të ketë sukses, tani, pasi që Maqedonia e Veriut veç më i ka bërë hapat e para drejt hapjes së negociatave me BE-në.
Kështu vlerëson politologu, Xhenur Iseni sipas të cilit bëhet fjalë për një akt të kryer i cili ka kaluar filtrat e Kuvendit dhe ka marrë vulën e të përzgjedhurve të popullit.
“Me vetë faktin që ka filluar faza e parë e negociatave me BE-në, mua me duket totalisht e pakuptimt kërkesa e mbajtjes së referendumit sepse veç më është marrë vendim dhe është miratuar nga parlamenti propozimi francez. Tani VMRO-DPMNE dëshiron në maksimum që me këtë kërkes të përfiton edhe poena politik në kampin politik të tyrin, por ndoshta përmes referendumit VMRO-DPMNE dëshiron ta teston rejtingun te votuesit maqedonas për momentin. Por edhe sikur të mbahet ai referendum une shoh se pas fillimit të negociatave natyrisht se Maqedonia e Veriut do të ketë edhe benifite financiare” – tha politologu, Xhenur Iseni. (Tvm2)