Inspektorati i Arsimit deri të premten do të inspektojë të gjitha shkollat të cilat kanë dërguar kërkesë për realizimin e mësimit me prezencë fizike. Në fillim të javës së ardhshme komisioni do të vendosë se cilat Shkolla realisht janë të gatshme për mësim me prezencë fizike.
Përfaqësues të Inspektoratit po kontrollojnë nëse shkollat kanë përgatitur protokollin e punës dhe algoritmin për veprim në rast të paraqitjes së ndonjë rasti pozitiv, a i kanë vënë në funksion të gjitha hyrje-daljet për nxënësit, a kanë vendosur shenja për lëvizje njëkahëshe, a kanë angazhuar person që do të mbikëqyr nëse respektohen masat, a kanë vendosur shenjë për ndalimin e hyrjes së prindërve, a kanë përpiluar orar për pastrim të klasave, tualeteve, korridoreve, a kanë mjete për dezinfektim dhe a kanë siguruar distancën për 1.5 metër mes ulëseve.
A e ka përgatitur shkolla protokollin e punës dhe algoritmin për veprim në rast të paraqitjes së ndonjë rasti pozitiv?
A i ka vënë shkolla në funksion të gjitha hyrjet e objektit që të reduktohet hyrje-dalja e nxënësve?
A ka vënë shkolla shenja për lëvizje njëkahëshe në shkollë?
A ka angazhuar shkolla person që do të mbikëqyr a respektohen masat kundër Covid 19?
A ka vënë shenjë për ndalimin e hyrjes së prindërve?
A ka shkolla orar për pastrim të klasave, tualeteve , korridoreve?
A ka shkolla mjete për dezinfektim të duarve dhe këpucëve?
A është siguruar distancë 1.5 metër mes ulëseve?
Deri dje, numri i kërkesave që kishin arritur deri në Ministrinë e Arsimit ishte 113, 34 prej të cilave nga shkolla të mesme dhe 79 nga shkolla fillore.
Ne momentalisht jemi duke pritur që të kemi një qëndrim zyrtar të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Veçmë kemi filluar të jemi në kontakt të vazhdueshëm me nxënësit e Maqedonisë së Veriut nga gjitha qytetet për të ardhur në përfundim me një qëndrim gjithëpërfshirës dhe të jemi të gjithë njëzëri për një bojkot të tërësishëm të mësimit online nga 1 tetori”-tha Blendi Hodai, UNSHM.
Unioni i nxënësve të shkollave të mesme kërkon mësim të kombinuar. Ata kanë takuar edhe ministren Carovska, por deri tani akoma kanë mbetur pa përgjigje.