Kërkesat e subjekteve politike shqiptare, Zyberi: Legjitime por pa dëmtuar procesin

Kërkesat e subjekteve politike shqiptare janë legjitime dhe ata kanë të drejtë t’i shtrojnë pikpamjet e tyre rreth ndryshymeve kushtetuese thotë eksperti juridik Naser Zyberi, por sipas tij deputetët shqiptarë në kuvend si ata të pozitës edhe ata të opozitës janë të vetëdijshëm për rëndësinë procesit euroatlantik të vendit.

Marketing

Integrimi në NATO dhe BE siguron perspektivë për të gjithë qytetarët e vendit prandaj nuk duhet dëmtuar atë thotë ai.

“Nga ajo që është publikuar mendoj se një numër i madh i kërkesave janë legjitime rreth çështjes së gjuhës rreth të drejtës së bllokimit të proceseve të hypjes në fuqi të ligjeve por edhe rreth çështjes së preambulës. Zatën përmbajtja e preambulës në MO është pikërisht ajo që sot opozta shqiptare kërkon të ketë karakter qytetarë pa nuanca etnike dhe nacionale. Procesi pra mbyllja e kontestit me Greqinë dhe hapja e mundësisë për antarësim në NATO dhe BE është detyrë mbi të cilën nuk duhet të shkelë asnjë subjekt, sepse në këtë mënyrë ne sigurojmë një perspektivë të përgjithshme pra edhe shqiptarët por po e them edhe njëherë çdo subjekt mban të drejtën që t’i aktualizon çështjet të cilat janë themelore dhe fundamentale për shqiptarët çdo herë pa e vënë në pikpyetje procesin për të cilin flasim, mbylljen e kontestit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO dhe BE”, ka thënë për MTV2, eksperti juridik Naser Zyberi.

Faza më problematike është kaluar sqaron Zyberi sepse kuvendi dha prova se ka siguruar 2/3-t e votave për të filluar ndryshimet kushtetuese.

“Nuk përjashtohet mundësia e një debati polemizuez në parlament se si do të duhet të duken projekt-amendamentet por kjo është e shëndetshme si debat sepse kushtetuta nuk duhet të paraqet shkronjë të ngurtë rreth së cilës nuk duhet të diskutohet por përkundrazi i gjithë debati duhet orientuar në drejtim të asaj që të vazhdojë procedura dhe të sigurohen ndryshimet kushtetuese si kusht të domosdoshëm për mbylljen e marrëveshjes me Greqinë dhe hapjen e perspektivave euroatlantike”, ka theksuar Zyberi.

Zyberi beson se e gjithë procedura të përfundojë me kohë. Afatet janë rigoroze dhe kryetari i parlamentit do t’i respektojë me çka Maqedonia do të përmbyllë pjesën e obligimit të vet, si kusht për ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti grek nënvizon Zyberi.