Kërkime me dronë për autorin e vrasjes së policit serb, Serbia pretendon se i dyshuari është kosovar

Të shtëna me armë ka pasur ndaj oficerëve të policisë në Serbi. Një polic është vrarë, një tjetër është plagosur rëndë, ka konfirmuar ministri serb, Ivica Daçiq.

Marketing

Të shtënat kanë ndodhur mbrëmë, rreth orës 00:55 në Loznicë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka publikuar një fotografi të të dyshuarit për sulmin ndaj policëve në Loznicë. Siç po raportohet në mediat në Serbi, në vendin e ngjarjes policia ka gjetur pasaportën e të dyshuarit për sulmin, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Është pasaportë e Kosovës në emër të A.H., 33 vjeçar. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një letërnjoftim i Gjermanisë.

“Forca të forta policore janë në kërkim intensiv të sulmuesit”, thonë nga MPB-ja. Kërkimet sipas mediave serbe janë duke u bërë edhe me dronë.

Pamje nga vendi ku raportohet se ka ndodhur ngjarja

Siç po raportohet të shtënat kanë ndodhur pasi autori ka refuzuar që Policia ta kontrollojë çantën që ai e kishte me vete.

Loznica është afër kufirit mes Serbisë dhe Bosnjës.

Marketing