Kërkohej në Austri, prangoset në Morinë i riu nga Shkupi

Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria, është kapur sot në mëngjes në Morinë. Sipas policisë shqiptare, shtetasi R.M., 25 vjeç, banues në Shkup, u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria, nën akuzë për vjedhje me armë.

Marketing

Njoftimi i policisë shqiptare:

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.