10/09/2024
Ballina Lajme Botë Kërkohej në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali 23-vjeçari shqiptar

Kërkohej në të gjithë Evropën, arrestohet në Itali 23-vjeçari shqiptar

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, u arrestua pasditen e djeshme në Como. Sipas medieve italiane i riu shqiptar kërkohej në të gjithë Evropën.

Marketing

Ai akuzohet për pjesëmarrje në shoqatë kriminale me qëllim trafikun e drogës. Ndaj tij kishte një urdhër-arresti evropian dhe duhet të vuajë një dënim prej 15 vitesh burg.

Autoritetet e Como u alarmuan nga raporti i sistemit Alloggiati, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel të qytetit.

Megjithatë, kur mbërriti policia, 23-vjeçari nuk u gjet në strukturë. Menjëherë filloi kërkimi, me patrulla në të gjithë Comon.

Pas disa orësh kërkimi, i riu u gjet duke bërë xhiro turistike në Viale Geno, një nga zonat më të populluara të qytetit.

23-vjeçari u arrestua dhe pas formaliteteve u transferua në burgun Bassone në Como, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë

Marketing