Kërkohen përgjegjësi penale për “mjekun popullor”

Agjencia e Ilaçeve nuk ka përgjigje se deri ku është procedura për verifikimin e preparateve me të cilat janë trajtuar pacientët me kancer të lëkurës në Ambulancën “Natura Medika” në Tetovë nga një person që nuk i përket fushës së mjekësisë. Në pyetjet e ALSAT drejtori i kësaj Agjencie tha se ka shumë prioritete të tjera se sa shqyrtimi i kësaj lënde. Ndërkohë nga Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor thonë se pas ndalesës së punës, personit me iniciale N.P i pasojnë dënime, po ashtu dhe ambulancës në hapësirën e së cilës janë kryer këta trajtime.

Marketing

Nga ana tjetër analistët e fushës së shëndetësisë kërkojnë përgjegjësi penale për personin i cili ka trajtuar pacientët me kancer të lëkurës me preparate të cilat ai vetë i ka përgatitur. Metodija Trajanoski thotë se kjo metodë e shërimit të pacientëve mund të llogaritet si tentim për vrasje.

Ai kërkon që të ketë reagim edhe nga Oda e Mjekëve si dhe nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët zakonisht reagojnë të fundit për raste të këtilla. Ai thotë se ky rast shpalos se sa i pakontrolluar është sistemi shëndetësor në vend.
Ditë më parë Inspektorati Sanitar Shëndetësor konstatoi se një person nga Resnja me inicijale N.P në një ambulancë në Xhepçisht të Tetovës për vite me radhë ka trajtuar pacientë me kancer të lëkurës, me ilaçe të cilat ai vetë i ka përgatitur dhe për të cilat nuk ka poseduar leje pune.

Pas inspektimit që u bë nga ana e këtij Inspektorati personit N.P iu morr leja e punës. Ndërkohë që nga Kirirugjia Plastike raportuan se shumë pacientë që cilët janë trajtuar tek personi nga Resnja, janë drejtuar tek Klinika e Kirurgjisë Plastike me dëmtime të rënda dhe komplikime shëndetësore. Ditëve në vijim, Agjencia e Ilaçeve duhet të dalë me informata mbi përmbajtjen e prepareteve që mjeku në fjalë ka përdorur për trajtim.

Marketing