Në Sallën “Partizani” në Çair dikur zhvilloheshin disa lloje të sporteve, si basketboll, boks, paintboll, e tjera. E së fundmi këtë hapësire do ta shfrytëzon edhe Ansambli shtetëror shqiptar në Maqedoni. Këtë e konfirmoi edhe vetë ministri i kulturës Asaf Ademi.
Ansambli i këngëve dhe valleve shqipe është institucion nacional me drejtor me adresë me të gjitha nishanet për një institucion nacional. Për momentin është adresa në sallën “Partizani”, në Çair të Shkupit, tha Asaf Ademi – ministër i kulturës.
Siç pohojnë ministri i Kulturës dhe drejtori i institucionit, Fatos Lumani, kjo adresë është e përkohshme. Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Çairit thotë se në fillim të vitin 2019 kjo sallë do të rinovohet dhe do të shërbej për aktivitete sportive.
Ganiu thotë se nuk paraqet problem që Ansambli ta shfrytëzojë këtë hapësirë. Mirëpo sipas Fatos Lumanit një objekt për të qenë funksional për një Ansambël që i kryen aktivitetet në skenë, duhet të ketë skenë, e kjo sallë nuk e posedon atë.
Lumani tha se po kërkohet për një objekt adekuat për Ansamblin e këngëve dhe valleve. Ai ka kërkuar që të vendosen tek Shtëpia e Armatës, por nga Ministria e mbrojtjes ka marrë përgjigje negative.