Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit për spiunazh

Policia e Kosovës ka arrestuar përgjatë ditës së djeshme Muharrem Qerimin dhe Bedri Shabanin, të dyshuar për spiunazh. Gjegjësisht bashkëpunim me BIA’n serbe.

Marketing

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar sot se kundër të pandehurve: B.Sh. dhe M.Q. ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit, Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kërkesën për caktimin e paraburgimit kjo prokurori e ka paraqitur, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale: Spiunazhi nga neni 124 par. 3 të KPRK-së, ndërkaq i pandehuri M.Q. ka kryer edhe veprën tjetër penale: Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par 1 të KPRK-së, si dhe ekziston dyshimi se të pandehurit kishin për t’i kryer veprat penale për të cilat dyshohen.