Kërkoi 71.000, gjykata i panoi 42.000 Verushevskit për 344 ditë në paraburgim

Shteti do t’i paguajë dy milion e 580.000 denarë, respektivisht rreth 42.000 euro, ish shefit të inteligjencës, Zoran Verushevski.

Marketing

Gjykata Civile e Shkupit ka vendosur të pranoj pjesërisht kërkesën e Verushevskit për dëmshpërblim.

Verushevski kishte kërkuar dëmshpërblim nga shteti për 4 milionë e 104 mijë denarë, ose afërsisht 71.000 euro.

Ish shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe këshilltari aktual i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski, e paditi shteti për shkak se është arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim në mënyrë të pabazuar për 11 muaj në vitin 2015-të për rastin “Puç“ dhe akuzën për posedim të paautorizuar të armës.

Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuara dhe korrupsionit e akuzonte ish kreun e DSK-së Zoran Verushevskin për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik, spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesit të lartë shtetëror. Verushevski nga janari i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 ishte në paraburgim.

Marketing