Kërkoni gjithçka në Google!? Kujdes, këto gjëra mos i kërkoni kurrë

Shpesh ndodh që kur na thonë të mos e bëjmë diçka na shtynë më shumë ta bëjmë.

Marketing

Por pavarësisht kësaj ekzistojnë disa pyetje përgjigjet e të cilave kurrë nuk duhet ti kërkoni në Google.

1) Si mund të humbas peshë? Nëse mendoni se do të gjeni një metodë të saktë, një dietë të shëndetshëm apo ushtrime fizike të cilat do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë në Google, gaboheni! Me shumëllojshmërinë e informacionit që do të gjeni aty, vetëm sa do të bëheni më konfuzë se cila është mënyra më e mirë për të humbur disa kile. Zgjidhja më e mirë është të konsultoheni me një dietolog apo specialist të fushës.

2) Ku ndodhet celulari im?

Do të trembeni nga përgjigja pasi Google e di gjithmonë vendndodhjen tuaj. Gjithmonë!
Përtej shakave kjo pyetje mund t’ju ndihmojë nëse ju keni humbur celularin tuaj.

3) Cili është personi më i pasur në botë?

Nëse nuk e dini përgjigjen e kësaj pyetje pa bërë Google, me shumë mundësi do të keni qenë duke jetuar poshtë gurit.
Është Bill Gates, ndaj as mos harxhoni kohë të kërkoni në Google shkruan CityNews.

4) A janë nishanet kancerozë ? Çdo përgjigje e pyetjeve mbi shëndetin apo mjekime të ndryshme që duhet të merrni në Google do t’ju alarmojnë.

Asnjëherë nuk duhet te vetë diagnostifikoheni nga përgjigjet apo information që merrni nga kjo platformë teknologjike. Ndaj nisuni për tek doktori dhe merrni diagnostifikimin nga një specialist i fushës.

5) Kush është *emri juaj* Nëse nuk doni të ndiheni keq për veten tuaj dhe për mungesën e arritjeve tuaja, mos kërkoni emrin tuaj në Google. Mundësitë janë të mos shfaqet asgjë ose diçka e cila nuk ka lidhje fare me ju.

6) Kush do të jetë kryeministri i radhës? Shanset janë që nuk do të gjeni kurrë një përgjigje të saktë. 7) Mos kërkoni asgjë inkriminuese Nëse e bëni me shumë mundësi informacioni do t’i kalojë zyrave të komunikimit të qeverisë dhe mund të ballafaqoheni me probleme ligjore. Ndaj qëndroni larg tastierës për të tilla kërkime.