Mukoski, Dimovski, Vasilevski, Tarçulovski dhe Arnaudov vetëm para një viti kanë ndarë të njejtin problem politik dhe bashkë ishin arrestuar në mënyrë joligjore dhe janë bartur zvarrë nëpër gjykata dhe gjithë kanë mbështetur njëri tjetrin, por kur erdhi puna të votojnë ndryshimet kushtetuese (Tarçulovski dhe Dimovski) kanë votuar kundër por Mukoski dhe Arnaudov kanë përkrahur të njejtat dhe me ndryshimet e fundit si shpërblim kanë fituar ligj për amnesti politike. Mukoski krahas lirisë, ka marë edhe pesë tender për firmën familjare Artium në vlerë prej 950 mijë euro.
Tash Mukoski vepron si deputet i pavarur dhe nuk ka interes që të meret me presionin politik ndaj të cilit është vënë deputeti Lupço Dimovski. Ajo që është e dyshimtë në gjithë këtë akcion është fakti se ish ministri i bujqësisë Dimovski akuzohet për vepra që gjithë arkiva është në dorë të ministrisë së bujqësisë dhe prokurorisë dhe se masa e paraburgimit për të është e panevojshme pasiqë ai nuk mund të ndikojë në sigurimin e dokumentacioneve që duhet të hetohen.