Këshill iniciues për ndryshime në VMRO-së kërkon dorëheqjen e Mickoskit

Këshilli iniciues për ndryshime në VMRO-DPMNE-në opozitare, sot doli me kërkesë për dorëheqjen e liderit Hristijan Mickoski dhe për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm, në të cilin do të zgjidhet udhëheqësia e re. Sot në konferencë për shtyp para selisë së partisë, ata i prezantuan kërkesat e tyre, duke theksuar se nuk kanë propozim konkret, por që përmes kongresit të jashtëzakonshëm duhet të jepet mundësia për të kandiduar në mënyrë demokratike të gjithë ata që kanë aspirata për ta udhëhequr partinë.

Marketing

Deputetja e deritanishme dhe anëtare e Këshillit Ekzekutiv të Lidhjes së Grave të VMRO-DPMNE-së Vesna Damçevska Ilievska foli në konferencën për shtyp, dhe ajo ishte e shoqëruar nga Ivica Koneski, ish-kryetari i komunës së Aerodromit.

“VMRO-DPMNE-ja është gur themeli që ka qenë gjithmonë në mbrojtjen e interesave shtetërore. VMRO-DMNE ka kuadër dhe potencial, i cili mund të ofrojë alternativë për të parandaluar shkatërrimin ekonomik që e ka kapluar Maqedoninë për tre vjet. Koalicioni i vjetër dhe i ri i Zoran Zaevit nuk është asnjë garanci se qytetarët do të jetojnë më mirë. Përkundrazi, kjo qeveri as nuk mund të bëjë më mirë dhe as nuk di më mirë. Fatkeqësisht, dikush i dha kësaj qeverie luksin për të fituar dhe formuar qeveri. Këtu nuk mendojmë për ata 327.000 bashkëqytetarë tanë që votuan për Zoran Zaevin. Ata nuk janë për t’u fajësuar. As ata qindra mijëra që qëndruan në shtëpi dhe vendosën të abstenojnë nuk janë fajtorë”, tha Damçevska Ilievska.

Përgjegjësinë për këtë e drejtoi tek lideri i partisë, Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

“Fajtor është që ai nuk ka përdorur kapacitetet e partisë dhe përçarjet e detyruara në vend të forcave të bashkimit. Fajtor është që ai nuk arriti të ndërtojë dhe të marrë qëndrim të fortë për çdo çështje. Duhet të ketë përgjegjësi për dështimet. Kur një ekip humbë, audienca e lojtarëve që kanë mbetur në stol ose kujdestari që kujdeset për dhomat e zhveshjeve nuk mund të jenë përgjegjës. Përgjegjës është ai që e drejton ekipin, ndërsa ekipin e VMRO-DPMNE-së e drejtoi zotëri Hrisijan Mickovski, kryetari dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë”, tha Damçevska Ilievska.

Ajo rikujtoi që Mickoski si kryetar i partisë i humbi zgjedhjet presidenciale të mbajtura në vitin 2019 dhe zgjedhjet lokale në Ohër dhe Novosellë.

“VMRO DPMNE me Hristijan Mickoski si kryetar për kandidat në këto zgjedhje doli me program dhe kandidatët për deputetë që nuk arritën të ofrojnë mbështetje nga qytetarët. Kuadrot e Mickoskit në qeverinë teknike nuk arriti ta imponojë veten si njerëz që do t’u tregojnë qytetarëve mënyrë të re dhe të ndryshme të drejtimit të institucioneve dhe do t’u përgjigjen sfidave me të cilat u përballën. Faji mund të hidhet përsëri, por e vërteta është një, e vërteta është se ai që ka formuar ekipin është më përgjegjësi, dhe ky është zoti kryetar Hristijan Mickoski”, shtoi ajo.

Ajo rikujtoi në intervistën e vitit të kaluar, kur Mickoski deklaroi se ai do të jepte dorëheqje nëse i humb zgjedhjet dhe nëse nuk do të arrinte të formonte qeveri.

“Zgjedhjet i humbi, dhe as nuk arriti të formojë qeveri. Mbetet vetëm të ruajmë nderin dhe dinjitetin të respektojmë fjalën e dhënë dhe të tërhiqemi duke lënë anëtarësinë e partisë për të zgjedhur kryetar të ri, i cili do të na çojë në fitore të reja”, deklaroi Damçevska Ilievska.

Ajo theksoi se nëse Mickoski nuk thërret kongres të jashtëzakonshëm, ata si këshill iniciues do të ndërmarrin hapa për të caktuar kongresin.

Kur u pyet nëse është në kontakt me Sasho Mijallkov, ajo u përgjigj se nuk ka kontakte personale, por se e takon atë, ndonjëherë rastësisht, ndonjëherë sipas nevojës, sepse ai është gjithashtu anëtar i partisë.