Këshilli Gjyqësor: Do të vizitojmë Gjykatën e Strugës

Akuzat e Departamentit Amerikan të shtetit se kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko, mes tjerash ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, ka detyruar Këshillin Gjyqësor që të bëjë vizitë nga afër Gjykatës së Strugës për ta konstatuar gjendjen faktike.

Marketing

“Këshilli Gjyqësor do t’i kontrollojë akuzat e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ambasadës së ShBA-ve dhe do të formojë komision, i cili së bashku me koordinatorin e kësaj Gjykate nga radhët e anëtarëve do ta vizitojë Gjykatën që të mund prej së afërmi të realizojë kontroll.”.

Nga Këshilli Gjyqësor informojnë se këtë vit dhe vitin e kaluar ka pasur 15 parashtresa nga ana e qytetarëve të Strugës për punën e Gjykatës së Strugës, ndërkohë që Këshilli Gjyqësor ka proceduar 2 procedura për gjykatës të kësaj Gjykate, por që nuk kanë të bëjnë me kryetarin e komunës, Ramiz Merko, por lëndë konkrete të palëve në procedurë. Ndërkohë, akoma nuk kemi marrë përgjigje nga Prokuroria për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit se nëse do të hetojnë rastin me Ramiz Merkon, duke u bazuar në akuza të Departamentit Amerikan të Shtetit.