Këshilli Gjyqësor nuk ka filluar procedurë kundër Kacarskës

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të fillojë procedurë për të vendosur përgjegjësi ndaj gjyqtares Dobrila Kacarska, për deklaratën e dhënë nga prokuroria (dëshmitare) Lile Stefanova në rastin “Zhvatja” se ajo po i bënte presion asaj për rastin “Perandoria”.

Marketing

“Për shkak të mbrojtjes së personalitetit dhe integritetit të gjyqtarëve, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me kërkesën e paraqitur nga gjyqtarja e Gjykatës Themelore Penale Shkup Dobrila Kacarska, e cila ka të bëjë me deklaratën në cilësinë e dëshmitares nga ana e prokurores publike nga Prokuroria Themelore Publike-Radovish Lile Stefanova për rastin nën emrin e koduar “Zhvatja”, informon opinionin se para Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deri më tani nuk është filluar procedurë për vërtetimin e përgjegjësisë, por as nuk është ngritur ankesë kundër gjyqtares Dobrilla Kacarska për rastin konkret”, thuhet në deklaratën e Këshillit Gjyqësor.

Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Kiro Zdravev të hënën tha se më 37 janar deri tek Këshilli Gjyqësor, është dërguar një kërkesë nga Dobrila Kacarska për vërtetimin e përfshirjes së saj në rastin “Perandoria”.

Marketing