Këshilli Gjyqësor: Strashovski po merr rolin e gjykatësit

Paralajmërimet për padi ndaj Këshillit Gjyqësor të avokatit, Jovica Strashovski, kanë shkaktuar reagimin e Këshillit, Gjykatës Penale dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Marketing

Nga Këshilli Gjyqësor, letrat e avokatit mbrojtës të ish kryetarit të komunës së Gazi Babës, i cilësojnë madje si kërcënim publik ndaj gjykatësit porotë, kryetarit të Gjykatës Penale dhe kryetarit e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. Nga Këshilli Gjyqësor informojnë se për shkak të mungesës së shumicës së nevojshme dy seancat e dhjetorit kanë dështuar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për më 27 janar.

“Në këtë mënyrë avokati Strashovski, përkrah rolit të mbrojtësit, insiston të menaxhojë procedurën për rastin”TNT”, të marrë edhe rolin e gjykatësit, në kundërshtim me parimin e sundimit të së drejtës, në segment të të cilit është edhe parimi i gjykimit në afat të arsyeshëm”.