Këshilli Gjyqësor të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 5 dhjetor, të hënën, do të mbajë seancë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Marketing

Këshilli Gjyqësor sot duhej t’i mbante seancat e 420-të dhe 421-të, por fillimisht Pavlina Cërvenkovska ka paraqitur dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor.

Nga Këshilli Gjyqësor kumtuan se dy seancat e sotme janë shtyrë dhe do të njoftojnë shtesë për datën e mbajtjes së tyre dhe se të hënën më 5 dhjetor është caktuar seanca e Këshillit Gjyqësor me dy pika të rendit të ditës, ndër të cilat konstatimi ndërprerja e mandatit të Kryetarit të Këshillit Gjyqësor dhe zgjedhja e kryetarit të Këshillit Gjyqësor të RMV-së.

Cërvenkovska në pozitën e kryetares së Këshillit Gjyqësor është zgjedhur më 28 prill 2021, në përputhje me Ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor, sipas të cilit zgjedhjen e bëjnë anëtarët me të drejtë vote të cilët zgjidhen nga Kuvendi, me mandat dy vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ajo u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor nga Kuvendi në dhjetor të vitit 2020.

Këshilli Gjyqësor përbëhet nga 15 anëtarë, nga të cilët tetë zgjidhen nga radhët e gjyqtarëve, tre zgjidhen nga Kuvendi dhe dy anëtarë, me propozimin e Presidentit të Shtetit. Anëtarë pa të drejtë vote janë Kryetari i Gjykatës së Lartë dhe Ministri i Drejtësisë. Ata zgjidhen për një mandat gjashtë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje edhe një herë.

Marketing