Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë vizitë zyrtare në RMV

Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë sot qëndroi për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut ku realizuan një sërë takimesh me krerët e shtetit dhe politikanë të vendit. Në programin e vizitës ishin takimet me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, vizitë në Kuvendin e RMV-së dhe takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferi si dhe takime me krerët e partive opozitare, Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE dhe Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Marketing

Temë e takimit me Presidentin Pendarovski, siç thonë nga presidenca, ka qenë partneriteti mes SHBA-së dhe RMV-së. Presidenti Pendarovski i ka njoftuar ambasadorët për çështjet aktuale të integrimeve evropiane të vendit, si dhe për proceset reformuese që duhet të zbatohen në drejtim të sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Ndërkaq në takimin e kryeparlamentarin Tala Xhaferi, ky i fundit ka njoftuar se partneriteti strategjik mes dy vendeve bazohet në vlerat dhe interesat e përbashkëta, duke përfshirë sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen demokratike.

Në ambientet e Kuvendit të Maqedonsië janë realizuar edhe takimet kreun e VMRO-DPMNE-së, Mickoski dhe me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

“Theksova se vendi i Maqedonisë është në Bashkimin Evropian, por për Maqedoninë duhet të vlejnë të njëjtat kushte si për vendet e tjera anëtare, gjegjësisht rruga e vendit drejt BE-së duhet të jetë e bazuar në kriteret e Kopenhagës dhe pa kushte shtesë”, ka theksuar Hristijan Mickoski në takimin me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë

“Shprehim gatishmërinë tonë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin e frytshëm në mes të dy vendeve dhe informova Këshillin e Ambasadorëve për të gjitha çështjet që e tangojnë vendin tonë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, ku theksin e vendosa tek korrupsioni”, ka theksuar në takim me ambasadorët, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa.

Marketing