Këshilli i Ambasadorëve vërejtjet e tia për këtë propozim ligj i publikoi që në dhjetor të vitit 2019 me theks të posaçëm se bëhet fjalë për një tekst të komplikuar i cili në disa segmente ishte në kundërshtim edhe me Konventën e Vienës për marrëdhënie diplomatike të vitit 1961.
Këshilli edhe njëherë e afirmon qëndrimin e tij se Propozim teksti i Ligjit për punë të jashtme kishte për qëllim kënaqjen e orekseve kadrovike ndërpartiake në një kohë dhe hapsirë shumë të ndieshme si është fusha e diplomacisë.
Propozim-ligji tashmë i tërhjekur nga procedura kishte për synim të sigurojë një menaxhim të centralizuar nga ana e ish ministrit të jashtëm sëbashku me një grup bashkë mendimtarësh dhe në disa segmente ishte dukshëm nën nivelin e vlerave të ligjit në fuqi për punë të jashtme.
Këshilli i Ambasadorëve konsideron se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të bëjë përpjekje për përforcim të shërbimit të saj diplomatik në tërësi dhe jo ky shërbim të jetë instrument manovrimi në durat ei një numri të kufizuar diplomatësh nga arsyeja se vendi përballet me sfida të rëndësishme në rrugën e tij drejt eurointegrimeve.
Këshilli i Ambasadorëve shfrytëzon rastin që t’ia përkujtojë ministrit të jashtëm Bujar Osmani se shoqata disponon me ambasadorë me përvojë dhe dije profesionale të cilët vendin e kanë përfaqsuar jashtë me mjaft sukses si në marrrëdhëniet bilaterale ashtu edhe në ato multilaterale në kohët më të vështira të pavarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut . Mnistri nuk duhet ti injorojë sukseset e tyre dhe disa nga ambasadorët të cilët kanë dhënë kontibut në hartimin e akteve të deritashme dhe ligjin në fuqi për punë të jashtme t’i përfshijë në grupin e hartuesve të propozim ligjit të ri për punë të jashtme.