Këshilli i Ambasadorëve: Presidenti qëndroi pas parimeve të shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve

Këshilli i Ambasadorëve sot përmes një kumtese shfaqi mbështetje për qëndrimet e presidentit të shtetit Stevo Pendarovski në lidhje me rastin “Reket”, për të cilin siç thonë, me vëmendje dhe shqetësim i ndjekin informacionet që i kanë në dispozicion në lidhje me të, ndërsa në të cilin, shtohet, krahas personaliteteve afariste dhe të estradës dhe të gazetarisë janë të përfshirë dhe anëtarë të PSP-së, autoritete e plotfuqishme dhe emra të njohur të funksionarëve nga institucione të ndryshme shtetërore, por anëtarë partiakë në pozicione të ndryshme.

Marketing

“Këshilli i ambasadorëve jep mbështetje të plotë të presidentit të Republikës Stevo Pendarovski për qëndrimet e tij të fuqishme dhe porosive të shprehura në konferencën e djeshme për mediat. Padyshim Presidenti qëndroi pas parimeve të shtetit juridik dhe interesave të qytetarëve, si dhe kredibilitetin e shtetit tonë me vëmendje të drejtuar drejtë agjendës euroatlantike të Maqedonisë. Ne, ish ambasadorët të cilët marrim pjesë në Këshillin e ambasadorëve do të dëshironim të shprehnim përcaktimin tonë dhe bashkë me angazhimet e theksuara të Presidentit Pendarovski të kontribuojmë për ruajtjen e besimit të bashkësisë ndërkombëtare e cila mund të ruhet dhe respektohet me zbardhjen e plotë të këtij rasti nga ana e organeve hetuese dhe gjyqësore”, theksohet në kumtesë.

Sipas Këshillit, pas tri dekadave, jemi në prag që t’i realizojmë angazhimet e jashtme-politike të deklaruara strategjike-anëtarësim në NATO dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në, ndërsa me rëndësi është edhe kthimi i besimit të qytetarëve se ndërtojmë shtet demokratik sipas standardeve evropiane.

“Janë të mundshme pengesat e mëtutjeshme të paparapara në atë rrugë. Zgjidhja e plotfuqishme e vërtetë do të jetë garant se jemi shtet juridik në të cilin sundimi i së drejtës zbatohet ndaj secilit qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në kumtesën e Bordit Ekzekutiv të Këshillit të Ambasadorëve.