Këshilli i Ambasadorëve konsideron se është e nevojshme të pranohet kompromisi europian, sepse ky është një hap i rëndësishëm që do ta afrojë Maqedoninë e Veriut drejt anëtarësimit në BE dhe kështu do të tejkalohet bllokada nga Bullgaria.
Përmes një komunikate për opinionin pubik, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se janë të vetëdijshëm se kompromiset ndonjëherë janë lëshime të dhimbshme, se në negociatat diplomatike asnjëherë nuk arrihet kënaqësia absolute nga asnjëra anë, por më e rëndësishmja për qytetarët tanë është se me “propozimin francez” betonohet gjuha dhe identiteti maqedonas nga ana e BE-së
“Në të kaluarën, duke filluar me mbajtjen e referendumit të pavarësisë, pastaj me hyrjen e vendit tonë në OKB nën referencë, përmes miratimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që pasuan në vend, si dhe miratimit të Marrëveshja e Prespës, qytetarët tanë, inteligjenca e avancuar, partitë politike dhe lidershipi dhe OJQ-të kanë marrë vendime korrekte dhe historike që kanë hapur rrugën për integrimet tona euroatlantike”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Ambasadorëve.
Në letër, ata thonë se janë të bindur se BE-ja dhe institucionet e saj do të respektojnë kriteret dhe vlerat evropiane dhe nuk do të lejojnë imponimin e interpretimeve të mundshme shtesë të kompromisit vështirë të arritshëm.