Këshilli i Europës: Nuk monitorojmë zgjedhje me një kandidat

Në Shqipëri, Kongresi i Autoriteteve Rajonale dhe Lokale, strukturë e pavarur e Këshillit të Europës, ka njoftuar sot se ka anulluar dërgimin e misionit të vëzhguesve të vet për zgjedhjet vendore, për shkak të paqartësive mbi zhvillimin e zgjedhjeve dhe pasigurisë së mundshme në disa zona të vendit.

Marketing

Presidenti i Kongresit të pushtetit vendor në Këshillin e Evropës, Anders Knape, thotë në një deklaratë se misioni nuk vëzhgon zgjedhje pas pjesëmarrjen kuptimplotë të forcave të opozitës.

Deklarata e plotë:

“Në dritën e zhvillimeve të fundit dhe pasigurisë në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.

Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është në gjendje të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendi, i cili është një procedurë standarde gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.

Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.

Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendimi i vetëm autonome i Shqipërisë”.