Këshilli i Evropës mbështet nisjen e negociatave me Maqedoninë

Liderët e vendeve anëtare të BE-së dje në një takim në Bruksel kanë mbështetur vendimin e ministrave të jashtëm për fillimin e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në verën e vitit të ardhshëm.

Marketing

Shefat e shteteve anëtare të BE-së, kanë përshëndetur marrëveshjen për emrin mes Athinës dhe Shkupit, si dhe atë me Sofjen.

Në mbledhje dje është thënë se marrëveshjet që ka arritur Maqedonia me Greqinë dhe Bullgarinë janë shembull i mirë për rajonin, se si forcohen marrëdhëniet ndërfqinjësore.

Përndryshe, Këshilli i Evropës në nivel të ministrave të martën rekomandoi hapje të bisedimeve me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të 2019-së, ndërsa u kushtëzuan që të kenë përparim në reforma.

Në mbledhjen e djeshme liderët e BE-së kanë arritur marrëveshje edhe për emigrantët, duke thënë se qendrat e reja për emigrantët duhet të krijohen në shtetet e BE-së, në baza vullnetare.

Marketing