Në buxhetin për vitin 2023 të komunës së Sarajit kryesisht parashihen mjete për zhvillimin e infrastrukturës nëntokësore, gjegjësisht projektimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve në vendbanimet Radushë, Sfillare e Epërme, Çajlanë, Semenisht dhe Rashçe, investime në infrastrukturë rrugore, ndërtimin e fushës së Sportit në Llokë, ndërtimin e sallave të sportit dhe ndërtimin e 2 parkingjeve në Saraj.
Në krahasim me buxhetin paraprak, për vitin 2023 janë planifikuar rritje të mjeteve për 30% edhe në programin e kulturës dhe sportit.
Gjithashtu janë planifikuar mjete edhe për pajisjen e Ndërmarjes Publike Komunale me 3 maqineri shtesë (2 kamion për grumbullimin e mbeturinave me kapacitet prej 5m3 dhe 1 kamion fshesë) që do të mundësojnë zgjerimim e operimit të ndërmarjes komunale edhe në vendbanimet Radushë dhe Matkë.
Në përgjithësi buxheti për vitin 2023 është progresiv dhe zhvillimorë dhe premton në realizimin e projekteve me rëndësi të veçantë që përmirësjnë cilësinë e jetës së banorëve në komunën e Sarajit.