Këshilli i Komunës së Tetovës nesër do ta mbajë mbledhjen e 30-të me atë që këshilltarët për herë të parë do të marrin pjesë në punë përmes lidhjes videokonferenciere në internet për shkak të pandemisë me Kovid-19. Këshilltarët do t’i shfrytëzojnë laptopët të cilët i kanë nga tetori i vitit 2019.
“Këshilli do të debatojë për dy pika të rendit të ditës. Kemi propozim vendim për revizion urbanistik të Komunës së Tetovës dhe duhet të miratohet procesverbali i mbledhjes së 28-të të Këshillit”, theksoi Bekim Memeti, kryetar i Këshillit.
Në mars Këshilli për shkak të gjendjes nuk mbajti mbledhje. Kjo përbërje e Këshillit të komunës së Tetovës është nga zgjedhjet lokale të vitit 2017 kur u zgjodhën 31 këshilltarë.