Bashkimi Demokratik për Integrim është partia e parë në rajon që mbledhjen e Këshillit Qëndrorë e trasnmeton në mënyrë të drejtëpërdrejtë në të gjitha mediat, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.
Ai njëherit u shpreh i këanqur me zgjedhjen si anëtarë i kryesisë së BDI-së.
“Kishte një atmosferë të jashtëzakonshme në Këshillin të përgjithshëm të BDI-së, e cila si parti është e vetmja në rajon që e transmeton drejtëpërdrejtë mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Dua të uroj të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe anëtarët e ri të kryesisë dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jemë i zgjedhur si anëtarë i kryesisë, sepse deri më tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef i kabinetit të kryetarit Ahmeti” – tha Zv.Kryemisnitri, Artan Grubi.
Këtë deklaratë zëvendës kryemisnitri Grubi, e bëri pas ceremonisë së fillimit të vitit akademik në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, ku ishin të pranishëm edhe minsitri i arsimit Jeton Shaqiri dhe ai i shëndetësisë Bekim Sali.