Këshilli i Prokurorëve ende nuk ka marr dorëheqjen e Janevës

Prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim në burgun “Shkupi” për lëndën “Reket”, siç informojnë një pjesë e medieve, sot pasdite ka dorëzuar letër deri te Këshilli i Prokurorëve Publikë me të cilën e aktivizon dorëheqjen të cilën e dorëzoi më 15 korrik.

Marketing

Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë Aco Kolevski për MIA-n informon se deri në fund të ditës së punës të Këshillit, deri në orën 15 e 30 minuta, nuk kanë marrë kurrfarë letre, por thotë se ka mundësi që të arrijë gjatë ditës së nesërme dhe se nuk mund ta kumtojë përmbajtjen.
“Ne në Këshill, nëse arrin, do ta shqyrtojmë menjëherë dhe do të vendosim se si do të vepronim”, thekson Kolevski.

Janeva ngriti dorëheqje me kusht më 15 korrik, në ditën kur ishte burgosur Borjan Jovanovski për rastin “Reket”, ndërsa e cila duhej që të aktivizohej kur do të zgjidhet prokurori i ri special.

Dërgimi i letrës është pasi sot Komisioni parlamentar për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve njëzëri solli vendim që Kuvendit t’i rekomandojë shkarkimin e Janevës për shkak të udhëheqjes joetike, joprofesionale dhe joligjore me institucionin.