Këshilli i Prokuroreve hodhi poshtë ankesën e Hajrullahut, mbetet në fuqi vendimi për suspendimin e tij nga funksioni i prokurorit të lartë publik

Këshilli i Prokurorëve Publikë, me shtatë vota “për” dhe një mendim të ndarë, konfirmoi vendimin e prokurorit publik, Ljupço Kocevski, për suspendimin e kreut të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, Mustafa Hajrullahi.

Marketing

Prokurorja Keti Petkova ishte e vetmja që kërkoi ndryshimin e vendimit dhe arsyetimin se suspendimi nuk mund të pasojë për padi penale për mobing.

Në fillim të seancës publiku u përjashtua, me arsyetimin se do të diskutohen pjesë nga dosjet që janë pjesë e hetimit që po zhvillohet kundër prokurorit, Hajrullahi.

“Një anëtarë i Këshillit votoi për ndryshimin e vendimit dhe ashtu ishte vota e tij. Është e drejtë e anëtarit që të shprehë qëndrimin e tij dhe të votojë ashtu siç mendon se është e nevojshme. Ne, anëtarët e tjerë të Këshillit e dhamë mendimin tonë përmes votimit.”, – deklaroi kryetarja e Këshillit të Prokurorëve, Dushica Dimitrieska.

Hajrullahi për TVM thekson se vendimi është skandaloz, ndërsa vlerëson se ka pasur presion të madh ndaj anëtarëve të Këshillit, që të miratojnë një vendim të tillë, sipas tij, kundërligjor. Edhe më herët, Hajrullahi, i cili është suspenduar nga pozita e tij, ka akuzuar se ndaj tij po ushtrohet presion.

Sipas tij, kryeprokurori Ljupço Kocevski ka synuar të ndikojë në rastet aktuale në Prokurori, përfshirë atë për bonuset e ish-prokurorëve në ish- Prokurorinë Speciale Publike

Marketing