Këshilli i Prokurorëve, Kocevski merr mendim pozitiv për kryeprokuror

Këshilli i Prokurorëve Publik njëzëri ka dhënë mendim pozitiv për kandidatin, Ljupço Kocevski, për kandidat për kryeprokuror.

Marketing

Nga tre kandidatët e paraqitur, kandidatja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli, ndërsa për Fatime Fetain nuk është diskutuar për shkak se nuk ka dorëzuar dokumentacionin e plotë.

Kryetarja e Këshillit të Prokurorisë Publike, Dushica Dimitrieska ka informuar se dokumentet e Fatime Fetait janë të paplota dhe se Këshilli nuk do ta vë në votim. Në pajtim me dispozitat ligjore, pas mendimit pozitiv nga ana e Këshillit të Prokurorëve, Qeveria i propozon Kuvendit kandidatin e vetëm që ka marrë mendim pozitiv, Ljupço Kocevski.