Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi që të fillojë procedura për shkarkimin e Janevës

Këshilli i Prokurorëve Publikë sot njëzëri vendosi se janë përmbushur kushtet për fillimin e procedurës për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, e cila është në paraburgim si e dyshuar për rastin “Reket”. Këshilli do të përgatisë raport i cili do të dorëzohet deri në Kuvend, i cili më tutje duhet ta vazhdojë procedurën për shkarkimin e Janevës.

Marketing

“Këshilli, pasi të gjithë anëtarët dhanë analizat e tyre për gjendjet në dokumentet në lëndën hetuese për krim të organizuar e cila ka të bëjë për veprimtarinë e prokurores Janeva në lëndën ‘Perandoria’ të PSP-së, njëzëri vendosi se janë përmbushur të gjitha kushtet që të fillohet procedura për shkarkimin e prokurores publike Katica Janeva. Që këtë ta bëjmë Këshilli duhet të përgatisë raport me gjendje të konfirmuar faktike dhe ta dorëzojë deri në Kuvend”, deklaroi pas seancës kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Kole Shterjev. Shtoi se sipas kompetencave të tij, Kuvendi më tutje do ta vazhdojë procedurën.

Shterjev paralajmëroi se do të tentojnë që gjatë ditës ta përfundojnë raportin dhe ta dorëzojnë në Kuvend, sot ose nesër.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se çka do të ketë në raport, Shterjev tha se pasi janë limituar që të japin të dhëna, emra, mbiemra, ai do të përmbajë rezyme e cila, siç tha, do t’i pasqyrojë një pjesë të rrëfimeve të cilat sipas tyre janë të rëndësishme që Kuvendi të ketë para tij fakte të konfirmuara, që të mundet më tutje të vendosë dhe të propozojë deri te Këshilli shkarkimin e Janevës.

I pyetur se çka do të ndodhë nëse vjen deri te shkarkimi i Katica Janevës, nëse zgjidhet statusi i PSP-së, se a ka mundësi që të “bien në ujë” të gjitha hetimet, Shterjev tha se për momentin me atë nuk është i ngarkuar.

I pyetur se nëse sillen ndryshime në Ligjin për Këshillin e Prokurorëve dhe për mundësinë së të zgjidhet u.d. prokuror, tha se ka dëgjuar për këtë, por se nuk ka informacione të mjaftueshme.

Për deklaratën e ministres së Drejtësisë Renata Deskoska e cila në lidhje me emërimin e u.d. në PSP i është referuar Rregullores për punë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, neni 19, Shterjev deklaroi se në ligj kjo rregullohet në mënyrë precize.

I pyetur se nëse shkarkohet Katica Janeva, sipas ligjit a do të shkarkohen edhe të gjithë të autorizuarit e saj, Shterjev tha se nuk dëshiron të bie në atë interpretim.

Për përfundimin e mandatit të tij, Shterjev tha se do të kenë kryetar të ri. Paralajmëroi se nesër në orën 10:30 minuta do të mbahet seancë e Këshillit të Prokurorisë Publike për zgjedhjen e trashëgimtarit të tij.