Këshilli i Prokurorëve shqyrton ankesën e Ruskoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë seancën e 63-të, në rend dite të së cilës është ankesa e prokurores Vilma Ruskovska.

Marketing

Prokurorja Vilma Ruskovska parashtroi ankesë kundër vendimit për suspendimin e saj në Këshillin e Prokurorëve Publikë javën e kaluar. Përmes ankesës, siç sqaroi Ruskovska, i hedh poshtë pretendimet në vendim dhe këtë e konsideron si pezullim të ligjit dhe drejtësisë.