Këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për Kosovën, përmenden sulmet e fundit ndaj policisë në veri

Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara ku po diskutohet për Kosovën.

Marketing

Përfaqësuesja speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të misionit të administratës së përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Caroline Ziadeh, ka përmendur faktin se tashmë në Kosovë ka një Qeveri stabile dhe me numrat e mjaftueshëm në Kuvend, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjerash, në fjalën e saj Ziadeh ka përmendur edhe sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Ajo ka thënë se në reagimin e saj ka kërkuar nga të dy shtetet që të punojnë së bashku në identifikimin e shpejtë të dyshuarve për sulmin ndaj automjeteve të policisë dhe të përmbahen nga ngritja e tensioneve.

“Beogradi dhe Prishtina e dinë mirë përgjegjësinë time për të ofruar informata për Sekretarin e Përgjithshëm, por UNMIK-u nuk është faktor vendimtar dhe as zëdhënës i asnjërës palë. Shumë shpesh kam dëgjuar situata kur është thënë se UNMIK-u po reprezenton njërën palë ose po bëhet pengesë, apo që po e favorizon njërën palë. Asnjë prej këtyre interpretimeve të pasakta nuk përmban në vete ndonjë të vërtetë, ky nuk është misioni ynë”, ka thënë Ziadeh.

Në fund, ajo ka theksuar se mbështetja e UNMIK-ut ndaj institucioneve të Kosovës do të jetë pjesë e punës së saj, ndërsa ka thënë se fokusi i tyre do të jetë në raport të sigurimit të stabilitetit dhe një paqeje të qëndrueshme

Marketing