Këshilli i Sigurisë Kombëtare, mban seancën konstituive

Në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski sot do të mbahet seanca e parë konstituive e Këshillit të Sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Këshillin për Siguri Kombëtare e përbëjnë nëntë anëtarë. Krahas shefit të shtetit, sipas funksionit janë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Në propozim të presidentit Pendarovski, një pjesë e trupit këshilldhënës janë edhe profesori dhe ministër i parë i Mbrojtjes Trajan Gocevski, profesori i UEJL-së Veton Latifi dhe profesori i Fakultetit Juridik Nenad Markoviq.
Këshilli shqyrton çështje lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e shtetit dhe i jep propozime presidentit, Kuvendit dhe Qeverisë. Këshillin e udhëheq shefi i shtetit.