Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski për sot ka thirrur mbledhjen e radhës të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Takimi është tirrur në Vilën Vodno në ora 12:00 me ç’rast përveç anëtarëve të rregullt, do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Zbulimit, Erolld Musliu, drejtori i Agjencisë për siguri nacionale, Viktor Dimovski, drejtori i Agjensisë për mbrojtje kombëtare Viktor Dimovski , drejtori i Agjencisë oprative teknike Zoran Angellovski dhe gjeneralmajori, Vasko Gjurçinovski.
Në seancën e tetë të Këshillit të sigurimit do të bisedohet për situatën politike dhe të sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO. Pas mbledhjes, në konferencë për media do të dalë presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski.