Këshilli i Sigurisë të enjten do të vendosë për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Pendarovski vlerëson se do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme e re 30-ditore, duke marrë parasysh situatën aktuale. Sidoqoftë, vendimi do të merret të enjten në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë kur përfundojnë 30 ditët e para të shpalljes së gjendjes të jashtëzakonshme.

Marketing

“Mundësitë janë të dukshme dhe të mëdha për të shpallur një gjendje të re të jashtëzakonshme 30 ditore sepse kushtet e brendshme që nuk përshkallëzohen por nuk zvogëlohen në mënyrë të konsiderueshme prapë kërkojnë këtë lloj angazhimi nga të gjitha institucionet kompetente dhe këtë lloj situate. Për herë të parë pas 30 vjetëve pavarësi kemi shpallur gjendje të jashtëzakonshme, por edhe për herë të parë në botë po ndodhin disa gjëra në lidhje me pandeminë e virusit. Kështu, nëse sot i kemi këto informacione nga institucionet kompetente, nëse më pyetni sot për vendim, ai do të jetë në drejtim të shpallen edhe 30 ditë të tjera”, tha Presidenti Stevo Pendarovski nga Tetova.

Ai i vizitoi njësitë e armatës në kazermën “Kuzman Josifovski Pitu” në Tetovë, si edhe shtabin lokal të krizës në Tetovë.

“Gjëja kryesore është se si të bëhet një sinkronizim më i mirë ndërmjet vetëqeverisjes lokale dhe Armatës, anëtarët e të cilëve janë përfshirë në detyra speciale në situatë krize, si në Dibër dhe Qendër Zhupë, ku situata u përshkallëzua. Pjesëtarët e Armatës që ishin në hyrje janë tërhequr në vende të tjera. Përveç kësaj, ata po marrin pjesë në përkrahjen e MPB-së në shpërndarjen e ushqimit dhe ilaçeve te të rrezikuarit, njësi speciale në dezinfektim duke pasur parasysh burimet që u kanë dhënë autoriteteve komunale”, tha Pendarovski.