Këshilli iniciativ i këshillave të xhamive të Myftinisë së Tetovës me letër publike deri te Shaqir Fetahu

Myftinia e Tetovës i bën thirrje BFI-së Shkup, të tërheqë vendimin për shkarkimin e paligjshëm, siç e quajnë ata, të myftiut të deritanishëm prof. dr. Qani Nesimit dhe tërheqjen e vendimit për emërimin e UD myftiut Selver Xhemaili.
Një listë me nënshkrime nga hoxhallarë dhe anëtarë të këshillave të xhamive të Myftinisë së Tetovës, të cilët kundërshtojnë vendimin, u drejtuan në zyrat e BFI-së në Shkup, pasi siç thonë ata, nuk kanë marrë akoma asnjë përgjigje nga ky institucion.
“Kanë kaluar disa muaj dhe nuk jeni përgjigjur pas daljes nga vendimi i Gjykatës Themelore Civile në Shkup, më datë 03.06.2024 dita e hënë, sipas të cilit myftiu prof. dr. Qani Nesimi, mbetet myfti legjitim i Tetovës, po e përsëris, mbetet myfti legjitim i Tetovës. Ne kishim bindjen se ju do ta mendoni seriozisht kërkesën tonë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Prandaj ndodhemi këtu, për të kërkuar kthimin në Kushtetueshmëri të BFI-së dhe kjo bëhet duke i tërhequr vendimet për shkarkim dhe ngarkim.”, – theksoi përfaqësuesi nga Myftinia e Tetovës.
Marketing