Këshilli për Koordinim: Gjendja e sigurisë stabile në Maqedoni, ekip operativ për përballje me kërcënimet hibride

Gjendja e sigurisë është stabile dhe nuk ekzistojnë kërcënime reale për sigurinë e qytetarëve, konstatoi Këshilli për Koordinim i Bashkësisë së Sigurisë – Inteligjencës në mbledhjen që u mbajt sot pas alarmeve të shpeshta për bomba në shtet.

Marketing

Në mbledhje është marrë vendim që të formohet ekipi operativ për siguri kibernetike dhe kërcënime hibride.

“Bashkësia e Sigurisë – Inteligjencës është në komunikim dhe koordinim të përditshëm të ndërsjellë, si me partnerët ndërkombëtarë nga sektori i sigurisë me të cilët punojnë vazhdimisht në shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave në përballjen me kërcënimet hibride”, njoftuan nga Qeveria pas mbledhjes së tretë të Këshillit për Koordinim të Bashkësisë së Sigurisë-Inteligjencës, e kryesuar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski.