Ballina Aktuale Këshilli për Punë të Përgjithshme i KE-së, nesër shqyrton propozimin francez të...

Këshilli për Punë të Përgjithshme i KE-së, nesër shqyrton propozimin francez të zgjerimit

Ministrat e Këshillit Evropain për Punë të Përgjithshme të Komisionit Evropian nesër do të shqyrtojë propozimin francez për reformimin e politikës së zgjerimit. Nga Komisioni Evropian nuk shpalosin detaje për debatin e kësaj çështjeje, por thonë se ekzekutivi i BE-së është shumë i qartë sa u përket RMV-së dhe Shqipërisë.Zëdhënësja e BE-së, Mina Andreevska tha se ata kanë kryer obligimet dhe tani duhet të realizojë premtimin BE-ja.
“Qëndrimi ynë për hapjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është shumë e qartë. Të dyja vendet kanë treguar rezultat dhe tash duhet të veprojë Bashkimi Evropian”,- tha Andreevska. Anëtarësim gradual, kushte më rigoroze, përfitime materiale, si dhe mundësi të kthimit të procesit janë katër parimet që Parisi i sheh si bazë për një metodologji të re të zgjerimit të BE-së.

Marketing
Marketing
Exit mobile version