Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit përshpejton aktivitetet, diskutohet çështja e kriptovalutave

Përpilimi i Strategjisë për liberalizim dhe zhvillim të tregjeve financiare dhe çështja rreth rregullimit të shfrytëzimit të kriptovalutave, ishin temat kryesore për të cilat u diskutua në mbledhjen e sotme të Këshillit për zhvillim të tregut të kapitalit me të cilin kryeson ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Marketing

Strategjia do të kontribuojë në orientimin e duhur të zhvillimit të mëtejshëm të
tregjeve financiare dhe në liberalizimin e tyre, ndërsa për përpilimpin e Strategjisë
kujdeset grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Financave,
Ministrisë së Ekonomisë, Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Komisionit të letrave me vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bursës së
Maqedonisë dhe Depozituesit qendror të letrave me vlerë.

Qëllimi është rritja e rolit dhe rëndëisë së tregut të kapitalit, liberalizimi i tregjeve
financiare, si dhe rritja e kontributit të tregjeve të letrave me vlerë në rritjen e BPV-
së. Ndërsa, aktivitetet dhe masat janë fokusuar në amvisëritë, kompanitë,
investitorët institucional, infrastrukturën dhe bankat.

Në mbledhjen e sotme u miratua koncepti për përgatitjen e Strategjisë për liberalizim
dhe u dhanë drejtime grupit të punës për vazhdimin e aktiviteteve sa i përket
finalizimit të Strategjisë, që pritet të finalizohet deri në fund të këtij viti. Në Strategjinë
do të përkufizohen afatet, bartësit e aktiviteteve dhe dokumentet që i referohen
masave të veçanta, si dhe plani aksional për zbatimin e saj.

Në mbledhjen u diskutua edhe mbi çështjen për nevojën e rregullimit të mjeteve
virtuale, të njohura sikur kriptovaluta. Para anëtarëve të Këshillit u prezantuan
aktivitete e deritanishme në lidhje me rregullimin ligjor të mjeteve virtuale, gjegjësisht
kriptovalutave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe aktivitetet e ardhshme
lidhur me rregullimin ligjor të kriptovalutave.

Disa shtete kanë miratuar zgjidhje ligjore për rregullimin e mjeteve virtuale, me qëllim
që të tërheqin investitorë në drejtim të mjeteve virtuale dhe të jenë të hapur për
teknologjinë inovative në bazë të së cilës janë krijuar këto mjete. Në Republikën e
Maqedonisë së Veriut, për herë të parë me Propozim Ligjin për ndryshim dhe
plotësim të Ligjit për parandalim të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit,
hasen mjete virtuale vetëm në aspekt të aktiviteteve në lidhje me parandalimin e
pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit, që përshpejtoi aktivitetet dhe qëllimi i së cilës
është të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve reale për rritjen dhe zhvillimin e
mëtejshëm të tregut të kapitalit përmes përpjekjeve të përbashkëta dhe shkëmbimit
të ndërsjellë të përvojave dhe ideve

Këshilli për zhvillim të tregut të kapitalit e ndjek gjendjen e tregut të kapitalit dhe
propozon masa për sigurimin e rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Atë e përbëjnë:
ministri i Financave, Fatmir Besimi, që është edhe kryetari i Këshillit, ndërsa anëtarë janë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Komisionit të letrave me vlerë, Bankës
Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agjencisë së supervizionit të
sigurimit, Agjencisë për Supervizion të Sigurimit Pensional me Financim Kapital,
Bursës së Maqedonisë SHA Shkup, Depozituesi qendror të letrave me vlerë SHA
Shkup dhe përfaqësues i Odave ekonomike.