Këshilltarët e Zhelinës: Kryetar mos gënje, zgjidhe problemin me mbeturina dhe mos shiko të djegësh popullin për xhepin tënd

Kryetar i rizgjedhur me probleme të mbetura peng që nga mandati i tij i kaluar. Komuna e Zhelinës vazhdon të ketë një kryetar që vendos për gjithçka por në disfavor të qytetarëve dhe firmave e bizneseve, në ndërkohë që vendimet e tij janë në interes për përfitime më shumë personale se sa e kundërta. Institucioni që e drejton kreu i Komunës Blerim Sejdiu vazhdon të ketë probleme me mbeturinat. Por në fokus të kësaj është prishja e një kontrate me kompaninë aktuale që menaxhon me to me qëllim që Sejdiu ta rrit çmimin. Ai dëshiron të përfitojë nga ky rast njëjtë siç bëri me ndriçimin publik informon TetovaSot.

Marketing

Por ai ka hasur në reagimin e disa nga këshilltarët në atë Komunë.

Ata thonë se kryetari aktual po gënjen si gjithmonë. Sipas tyre e para çështje është në përmbajtjen paraprake se ka patur shumicë në Këshillin Komunal dhe e dyta ka të bëjë me Kompaninë ” Goni Magacin” për të cilën ai ka një kontratë për koncesion për mbledhjen e mbeturinave deri në vitin 2022 dhe me asnjë bazë ligjore, as Këshilli Komunal por edhe as kryetari nuk mundet tia merr koncesionin para skadimit të afatit, kurse për shkelje eventuale në bazë të kontratës është gjyqi.
Sipas Këshilltarëve Kryetari në këtë rast, ka luajtur rolin e gjykatësit dhe kërkon shpëtim te Këshilli Komunal.

Ky i fundit pra Këshilli vetëm miraton propozimin për nisjen e procedurës për dhënie me koncesion dhe nuk mundet të përzgjedhë marrjen e koncesionit të njërit operator e t’ia jep tjetrit siç e kërkon kryetari Sejdiu për biznes të vet dhe kjo sipas këshilltarëve nuk ka asnjë bazë ligjore.

Në anën tjetër ka reaguar edhe vetë pronari i firmës që kryetari Sejdiu dëshiron para kohe t’ia prish kontratën.
“Arsyeja e mos grumbullimit të mbeturinave është për shkak të kryetarit të komunës së Zhelinës, sepse na ka dërguar dokument për prishjen e koncensionit tonë. Arsyen e din ai vet.” – deklaroi Milaim Shabani, pronar i kompanisë. /TetovaSot/