Këshilltari i ASH-së dëshiron që të pengojë rrugën Bllacë – Shkup?! (VIDEO)

Autostrada Bllacë-Shkup tani më merr dimesnion tjetër. Ajo do të nis të ndërtohet në pranverë ku edhe do të shkurtohet rruga për në në Kosovë dhe anasjelltas. Siç mëson portali TetovaSot, shumica e banorëve të Bllacës janë pajtuar me çmimin për shpronsimin e tokës, përpos këshilltarit të ASH-së në Quqer Sandevë i cili siç kuptohet ai dëshiron që ky projket të ketë edhe ngecje.

Marketing

“Jo, asnjëherë! Unë e ceka edhe në mbledhje se unë kërkoj 100 euro se është tokë e imja ‘dem baba dem’ edhe unë prej asaj kam jetuar. Nëse nuk na japin ne do të shkojmë edhe me gjyq. E ceka edhe në mbledhje që do të shkoj deri në Strasburg.” është shprehur kategorikisht duke nënkuptuar edhe bllokimin e ndërtimit të kësaj rruge.

Nga ana tjetër Zëvendëskryeministri Bujar Osmani është shprehur se banorët nuk duhet të shikojnë vetëm përfitimet personale, por rëndësinë kombëtare dhe ekonomike që lidh Shkupin me Prishtinën.

“Vlerësimi do të bëhet korrekt ndaj njerëzve dhe sigurisht nuk do të dëmtohet askush në bazë të kornizës ligjore. E vërtetë është që qytetarët kanë të drejtë vetëm të ankimojnë vlerën, por jo edhe të ankimojnë të drejtën për ta dhënë tokën”, tha Osmani.

Drejtori i Byrosë për ekspertizë ligjore paralajmëroi se oferta banorëve do t’u dërgohet përmes postës.

“Ka parcela që janë kryesisht me tokë pjellore, ka të tjera që janë tokë e thatë e pa punuar aspak dhe ka parcela që janë rreth rrugës. Sipas këtyre karakteristikave do të bëhet vlerësimi që do të jep çmimin dhe do tu bëhet shpagimi i banorëve të kësaj zone” është shprehur Valdet Xhaferi, Drejtor i Byrosë për Ekspertizë Ligjore.

Ndryshe dy kilometrave e para të autostradës Bllacë Shkup , do të nisin nga pika kufitare deri tek mbikalimi i fshatit Bllacë e Epërme. Ky segment do të ndërtohet mbi rrugën aktuale, punimet pritet të nisin në pranverë dhe të zgjasin 18 muaj. Sipas projektit, kosto e 2 kilometrave është 12,2 milion euro pa llogaritur vlerën e 68 pronave që duhet të eksproperiohen. Ndërkaq, segmenti i dytë prej 10,5 km është në fazën projektuese dhe do të kushtoj mbi 105 milion euro. Për të tenderi pritet të shpallet pas një viti dhe punimet të zgjasin 36 muaj të tjerë. E gjithë autostrada Shkup-Bllacë do të jetë e gjatë 12.5 km, në të cilin do të ketë 8 viadukte dhe 4 tunele, e cila nuk do të jetë gati para viti 2023.