Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Kurti ka vlerësuar një frazë politike të thënë nga lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
“Një koncept dhe një frazë politike do t’i veçoja sot, thënë nga Bilall Kasami.
Koncepti është: “Shqiptarët janë populli i dytë shumicë në MV”.
Pra, shqiptarët në MV të mos cilësohen më si pakicë, por si popull i dytë shumicë. Dhe mendoj se ky koncept duhet të përdoret tani e tutje në çdo ligjërim politik, sociologjik, demografik.
Ndërsa fraza politike: “Shqiptarët do ta respektojnë himnin e MV atëherë kur himni do t’i respektojë shqiptarët”, ka shkruar ai. (INA)