Këshilltari kryesor i Donald Trump: Kosova dhe Serbia të arrijnë shpejt marrëveshje

John Bolton, Këshilltari për Siguri i Presidentit amerikan Donald Trump, në një takim me Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar, ka biseduar për nevojën e arritjes së një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Marketing

“Kam mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë në një takim Ministrin e Jashtëm slloven, Miro Cerar. Si aleat të NATO’s, ne diskutuam interesat tona të përbashkëta ekonomike dhe të sigurisë në Europë dhe nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Bolton në Twitter.

I welcomed Foreign Minister Miro Cerar of Slovenia to the White House today. As NATO Allies, we discussed our shared economic and security interests in Europe and the need for Serbia and Kosovo to reach an agreement as soon as possible. I much appreciated his insights.
— John Bolton (@AmbJohnBolton) December” class=”redactor-linkify-object”>https://twitter.com/AmbJohnBol… 14, 2018
Në gusht të këtij viti, John Bollton, Këshilltari i Trumpit, kishte zgjedhur kryeqytetin ukrainas për të tregua qëndrimin e SHBA’së se nuk kundërshtojnë korrigjimin e kufijve nëse palët pajtohen.

“Politika jonë, politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, ne nuk përjashtojmë korrigjimet territorial”, kishte thënë Bollton.

Në anën tjetër në Presidencën e Kosovës kishin përkrahur idenë e Boltonit.

Bekim Çollaku kishte thënë për Express se Bolton s’ka përmendur shkëmbimin e territoreve por vetëm korrigjimin e kufijve qëndrim ky i thënë kohë të gjatë.

“… Bolton nuk e ka përmendur fare opsionin e shkëmbimit të territoreve. Për hirë të vërtetës, ai vetëm ka deklaruar se “SHBA-të nuk e kundërshtojnë një marrëveshje që implikon korigjimin e kufirit, në rast se të dy palët pajtohen”. Ky është thelbi i deklaratës dhe i qëndrimit të qartë të SHBA-ve lidhur me mundësinë e arritjes së një marrëveshje eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky qëndrim i qartë dhe mbështetës i SHBA-ve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ka kohë të gjatë që është bërë i qartë”, kishte shtuar ai.

Gazeta Express, përmes burimeve diplomatike, përmes një artikulli të publikuar muajin e kaluar, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

Në janar të këtij viti, Zyra e Presidentit Thaçi, e kishte lënë të hapur idenë për shkëmbim territoresh me Serbinë.